Politika e Privatësisë
Përditësuar: Korrik 2026
Prime Tech Distribution respekton privatësinë e klientëve dhe angazhohet për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat personale të përdoruesve të faqes sonë të internetit.
Kjo politikë zbatohet vetëm për faqen zyrtare të Prime Tech Distribution dhe domenin përkatës. Nëse gjatë përdorimit të faqes sonë ndiqni lidhje që ju drejtojnë në faqe të tjera interneti, Prime Tech Distribution nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen ose politikat e privatësisë së atyre faqeve.
Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale
Për të mundësuar regjistrimin, realizimin e porosive, dorëzimin e produkteve dhe komunikimin me klientët, Prime Tech Distribution mund të mbledhë këto të dhëna personale:
Emrin dhe mbiemrin
E-mailit
Adresën për dorëzim e porosisë
Numrin i telefonit
Të dhënat personale ruhen dhe përpunohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nuk u zbulohen palëve të treta, përveç rasteve kur kjo është e nevojshme për ofrimin e shërbimit ose kërkohet nga autoritetet kompetente.
Prime Tech Distribution rezervon të drejtën për të përdorur IP adresën dhe të dhëna të tjera teknike për garantimin e sigurisë së sistemit, parandalimin e keqpërdorimeve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Në çdo moment ju mund të ndryshoni, përditësoni ose korrigjoni të dhënat e pasakta personale dhe informacionet. Pavarësisht dhënies së pëlqimit, ju keni të drejtë që në çdo kohë të bëni tërheqjen e pëlqimit për procesim të të dhënave të juaja personale. Tërheqjen e pëlqimit mund të bëni duke na kontaktuar në:
E-mail: info@ptd-tech.com
Postë: Prime Tech Distribution, rruga Shaqir Ingrishta 20, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit e cila është bazuar në pëlqimin të dhënë para tërheqjes së tij.
Siguria e të dhënave
Prime Tech Distribution ka adoptuar një politikë për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave, e cila tregon angazhimin tonë për të mbrojtur privatësinë e konsumatorëve.
Me përjashtim të të dhënave të natyrës financiare, të gjitha informatat që ne mbledhim nga faqja e internetit janë ekskluzivisht për përdorimin tonë (marrëdhënie me klientët, me qëllim të përcjelljes, etj). Dhe ato nuk do ju kalohen të tjerëve për asnjë arsye.
Prime Tech Distribution nuk mbledh dhe nuk ruan te dhenat e kartelave bankare, kodet e sigurisë (CVV/CVC) ose të dhëna të tjera të ndjeshme financiare. Pagesat për produktet dhe porositë përpunohen nga banka përmes një lidhjeje të sigurt SSL dhe mekanizmit të autentifikimit 3D Secure, në përputhje me standardet e sigurisë të zbatueshme për kryerjen e transaksioneve elektronike.
Të miturit nuk mund të japin të dhëna personale pa leje nga prindërit ose kujdestarët e tyre dhe ne nuk do angazhohemi pa vetëdijen e tyre për të mbledhë apo të përdorë të dhënat nga të miturit.
Ne zbatojmë masa të përshtatshme sigurie për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe për të minimizuar rrezikun e qasjes së paautorizuar ose keqpërdorimit të tyre.
Kjo Politikë e Privatësisë hyn në fuqi në Korrik 2026.
Prime Tech Distribution rezervon të drejtën të ndryshojë ose plotësojë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë. Çdo ndryshim publikohet në faqen zyrtare përpara hyrjes në fuqi.
Me qëllim të përcjelljes së ndryshimeve, ju udhëzoheni që të klikoni web-faqen tonë në mënyrë të frekuentuar.
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale është Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe legjislacioni tjetër përkatës në fuqi i Republikës së Kosovës.